“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit do e respektoj pa asnjë diskutim.” Është ky reagimi i Sali Berishës, pasi SPAK kërkoi autorimin nga Kuvendi për arrestimin e tij.
“Cfarë do vendimi pas autorizimit të parlamentit do e respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im ka të bëjë me kushtetuteshmërinë e vendit. Ai ishte një akt i shkruarjes së kushtetutës në zyrat e gjykatësve, nuk mund ta pranoja. Tani parlamenti të vendosë c’të dojë. Nëse e vendos parlamenti… Unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Kushtetuese. Dhe e thash nëse kushtetuesja vendos unë do e pranoj. Vendimi i gjykatës do ishte i pranueshëm.
Kjo është e gjitha e Edi Ramës, por e kam thënë se jam pa asnjë kusht për hetimin. Nuk mund të kem dy qëndrime, një për vete dhe një për të tjerë. Jo kam një standard, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë. Tani e zgjidh Parlamenti. Të vendosë Parlamenti.
Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Berisha. Kufizmet ndaj drejtësisë nuk janë të individit, por të parlamentit. Individi është pjesë e parlamentit. Nëse Parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm është përgjegjësi e tij. Sa i përket opozitës, asgjë nuk ndalon dot betejën e saj deri në fitore.”- u shpreh Berisha.