Ai është akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Zenelajt i janë sekuestruar një mijë metra tokë në Porto Palermo dhe dy garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu një dyqan dhe tre apartamente në Ishull-Shëngjin.
Ai u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.
Në vitin 2016 deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Dhe si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, referoi një kontratë me një kompani, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës, si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.
Për vitin 2016, gjyqtari ka deklaruar edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, me sipërfaqe 16 metra katrorë, 15 metra katrorë dhe 218.06 metra katrorë.
Gjithashtu ka deklaruar 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.