Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të Himarës, Jordo Goron. Gazetari Ermal Vija raporton se për Sulin është regjistruar procedim penal me dyshimin se ka abuzuar me tenderat në pastrimin e qytetit. Edhe ndaj Goros për të njëjtat dyshime.

Kujtojmë që Suli u paraqit të mërkurën për të dytën herë në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po kryhen për fondet e tërmetit të vitit 2019 dhe një tender për pastrimin e qytetit. Ndërsa Jorgo Goro u paraqit në SPAK pas kallëzimit të bërë nga stafi i Fredi Belerit për shkelje.

Kujtojmë se Goro mbetet në detyrë pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor dhe nuk i është dhënë leje për të bërë betimin.