Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Mësohet se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet nesër 11.07.2023 në orën 16:00. Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Më herët, Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit kërkoi që mbledhja e Këshillit të bëhej sot me qëllim që ish-ministrit të mos i jepej kohë për të fshehur provat e supozuara në banesë.

Ish-ministri Arben Ahmetaj po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

SPAK, bashkangjitur kërkesës për arrestimin e Ahmetaj ka dërguar në Kuvend edhe një dosje voluminoze.