Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhur me akuzat e foltores dhe mediave pranë saj se presidenti i zgjedhur Bajram Begaj është person nën hetim.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën kur Bajram Begaj u votua si President, bëri një reagim ku tha se burime të besueshme, kanë denoncuar se Begaj është i përfshirë në plaçkitjen e bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë.
“Fakti është se burime plotësisht të besueshëm të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet për plaçkitjen e bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë. Kushtetuta është një njërën anë dhe këto anë të tjera, por SKAPI i partisë deklaroi se nuk ka asnjë hetim për zotin Begaj. SKAP-i nuk guxon të hapë hetime për nivel më të larta, si p.sh. hetim për zotin Ahmetaj apo Veliaj dhe hapë çështje të tilla. Merr ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha këtë punë Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot”, tha Berisha.
Por duket se Berisha dhe foltorja kanë marrë një goditje të fortë, pasi SPAK ka rrëzuar të gjitha akuzat e tyre ndaj presidentit të zgjedhur.