
Shtyhet me 1 javë marrja në pyetje e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, të cilët po hetohen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
SPAK kërkoi që Malltezi të paraqitej sot për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, ndërsa Berisha do të duhej të paraqitej nesër.
Por Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka pranuar kërkesën e Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të shtyrë për javën ardhshme marrjen e tyre në pyetje.
Kjo u vendos pasi avokatët e Berishës dhe Malltezit, thanë se ishin njoftuar me vonesë dhe nuk kishin mundësi të ishin prezentë gjatë marrjes në pyetje të klientëve të tyre.