SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri dhe institucioni më i besuar për shqiptarët. Këtë deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në 5 vjetorin e themelimit të SPAK, duke shprehur mbështetjen e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi. Sipas tij SPAK është përballur me sfida të shumta, me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe kulturën e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, por thekson se po jep rezultate në mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç. Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK në 2019.që atëherë SPAK ka treguar një nivel të lartë angazhimi, shpesh duke përballur me një shtet që ka luftuar me një kulturë mosndëshkueshmërie dhe me një histori që politika ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen.  Sot është një ditë për të festuar por edhe një ditë që ne shohim arritjet deri më tani.  Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një strukturë solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet, hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Kjo strukturë do të mbështesë edhe prokurorinë posaçëm për të kryer edhe procesin e vetingut. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit. Bashkëpunimi me agjencitë e BE kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë. Vetëm në pak vite SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri. Janë qytetarët shqiptarë  që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë”.

Gonzato tha se ka ende punë për të bërë, duke u shprehur se nuk duhet të flemë mbi dafina, pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sikurse edhe zyrtari amerikan Kasanof, edhe Gonzato thekson se kjo nuk është detyrë vetëm e SPAK, por e të gjithë institucioneve.

“Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do të vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme. Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat. SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë. Ky përforcim i punës që duhet bëtë do të risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla. Duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *