Ish kryeministri Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se SPAK ka thirrur Berishën, për t’i komunikuar zyrarisht mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”.
“Bëhet fjalë për përfundimin e hetimeve, SPAK do t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur. Ditën e sotme është paraqitur biznesmeni Fatmir Bektashi, i marrë i pandehur. Do t’i komunikohet përfundimi i hetimeve, Berktashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Në prokurori pritet të thirren edhe persona të tjerë, të cilëve iu është komunikuar akuza. Këta persona, janë të dyshuar në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”. Avokatët do kenë afat 10 ditë për të kundërshtuar provat e prokurorisë. Do të presim komunikimin e përfundimit të hetimeve”, raportoi gazetari Vija