Shkruan Spartak Ngjela:
Çdo të bëjë Parlamenti i Shqipërisë: do ta çojë Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike; apo do ta shkarkojë me 2/3 e votave?
Mos harroni: Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë presidenciale.
Dekreti i shfuqizuar nga ai President që e ka lëshuar më parë atë dekret, për ditën e zgjedhjeve, është marrëzi.
Do të dijë ta analizojë maxhoranca aktuale?
Po Uashingtoni dhe Brukseli, ç’do të thonë?
Shkarkimi është më i drejti akt juridik.
Ku do të ankohet Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese?
Ka një gjykatë. Është Gjykata e Strazburgut.
Prandaj Ilir Metës, pas shkarkimit të tij, i mbetet t’i drejtohet Gjykatës së Strazburgut.
Shqipëria është anëtare në pranimin e asaj Gjykate. Për Shqipërinë, në funksion të të drejrave të njeriut, ajo është Gjykata më e lartë.
Veritas.com.al/