Superhëna e parë e gushtit do të shfaqet natën e 1 gushtit, e ndjekur vetëm 30 ditë më vonë nga hëna e dytë e plotë, e njohur si “hëna blu”.

Përveç kësaj, në natën e 1 gushtit, kur lind Superhëna, si Merkuri ashtu edhe Marsi do të jenë të dukshëm në qiell, gjë që nuk ndodh aq shpesh.

Astronomët theksojnë se ky fenomen, me dy Superhëna brenda një muaji, ka ndodhur në vitin 2018 dhe herën tjetër mund ta presim vetëm në vitin 2037.

Ata që duan të vëzhgojnë ‘Perseidët’ ose ‘lotët e Shën Lorencit’ në këto netë vere, do të duhet të jenë të durueshëm. Edhe pse ‘Perseidët’ janë të dukshëm nga 17 korriku deri më 24 gusht, intensiteti i tyre nuk është i njëjtë gjatë gjithë kohës.

Për shkak të hënës së plotë dhe dritës së fortë të hënës, ‘Perseidët’ nuk do të jenë shumë të dukshme këto ditë. Megjithatë, lajmi i mirë është se kulmi i ‘Perseidit’ nuk pritet deri në natën e 12-13 gushtit dhe deri atëherë Hëna duhet të jetë në një fazë të re, ose mezi e dukshme në qiellin e natës