Në mbledhjen e sotme të  Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.

Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re. Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit.”-u shpreh Spiropali.

Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024 për shkak të një arresti kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë në ‘Hotel Rogner’, kur ka shfaqur shqetësime.

Ndërsa ish-deputeti dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ndërroi jetë në mars të vitit 2021 për shkak të pandemisë Covid-19.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *