Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka thënë se ajo që ka mbetur nga protesta e studentëve, është vetëm një karikaturë e saj, të tjerat janë zgjidhur.

Gjatë një deklarate për mediat, zonja kjo ‘protestë’ është një shfaqje ekstreme që nuk ka as ide as lidership.

Ajo tha:

“Pakti për Universitetin përfshin ulje të tarifave dhe transformim të godinave. Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar  dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore

Kjo është një shfaqje ekstreme e një opozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership. Për fat të mirë pjesa më e madhe e fakulteteve janë çliruar nga këto grupe. Por pengmarrja është kthyer në plagë tek Juridiku. I bëj thirrje rektorit që t’i përgjigjet studentëve”- tha Spiropali.

Veritas.com.al/