![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/05/Spitali-Universitar-I-traumes-700x433.jpg)
Spitali i Traumës ka dalë me një deklaratë për mediat ku thotë se janë paraqitur 19 pacientë të traumatizuar, nga ku 14 policë, 4 protestues dhe 1 operator.
Ndërsa sa i përket Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, spitali thotë se gjendja shëndetësore e tij përgjithësisht është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dollapi u dhunua dhe u arrestua dje nga policia dhe më pas nën masa të rrepta sigurie Dollapi u shoqërua në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Veritas.com.al