Merr fund odiseja e diskutimit si do të quhet Stadiumi i ri në Tiranë.

“Air Albania Stadium”, ky do të jetë emri i impiantit më modern të infrastrukturës sportive në vend. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të pranojë ofertën e kompanisë ajrore, e cila ka fituar garën me kompanitë e tjera për të vendosur emrin e saj në fasadën e stadiumit të ri, ndërsa burime pranë qeverisë së futbollit bëjnë me dije se akordi është arritur për një shifër prej 650 mijë eurosh në vit, 50 mijë euro më shumë sesa dyshemeja që kishte vendosur FSHF më 22 korrik, kur edhe shpalli garën për sponsorizimin e impiantit të ri.

Kriteret minimale që kërkoheshin ishin reputacioni i kompanisë, xhiroja minimale prej 10 milionë eurosh në vit dhe kontrata 5-vjeçare për një minimum prej 3 milionë eurosh! Kështu ish-stadiumi “Qemal Stafa”, që në projektin fillestar u pagëzua me emrin “Arena Kombëtare”, do të ketë zyrtarisht nga dita e hënë emrin e ri, teksa logoja e tij pritet të ndriçojë në fasadën e tij që në sfidën zyrtare ndaj Francës më 17 nëntor.

Nesër do të kryhet takimi ndeshja testuese mes Vllaznisë de Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e futbollit të femrave, ndërkohë është kaluar me sukses testi i shiut. Stadiumi po mbyll detajet e fundit teksa në ditët në vijim pritet që ai të marrë dhe “bekimin” e UEFA-s, që ende nuk e ka zyrtarizuar “Air Albania Stadum” si stadiumin që do të mirëpresë takimin kundër kampionëve të botës.

Veritas.com.al/