Dje në mbrëmje Stambolli është tronditur nga një krim i rëndë ku mbetën të vrarë dy njerëz të famshëm. Një modele dhe një aktor janë gjetur të pa jetë në një hotel me 5 yje, Conrad.

Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se Vatan Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT” është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine.

Afër tij është pajetë e qëlluar me një plumb në kokë, ish-modelja Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pasi ka kryer vrasjen e aktorit.

Veritas.com.al/