Propozimi për vendosjen e statujës së kryeministres konservatore  Britanike, Margaret Thatcher, jashtë Parlamentit është bllokuar pasi qytetarë që jatojnë aty pranë janë ankuar se busti mund të bëhet objekt i vandalëve.

Lady Thatcher është një nga lideret më të suksesshme që ka fiitaur më shumë votime kombëtare, duke mundur fuqinë e Sindikatave dhe duke ndëshkuar sistemin e taksave që po e çonin ekonominë në rënie.

Monumenti i propozuar pre 300,000 paund, është porositur nga Apeli i Kujtesës Publike pas vdekjes së zonjës Thatcher në vitin 2013, dhe mund të qëndronte në krah të figurave të Winston Churchill, David Lloyd George, Abraham Lincoln, Nelson Mandela, dhe Mahatma Gandhi.

Sidoqoftë, Royal Parks, që menaxhon propozimin mbi statujën, tha se e refuzon propozimin, duke argumentuar se nuk ka marrë garanci sigurie nga Apeli i Kujtesës Publike se familja e ka pranuar- raporton gazeta ‘The Guardian’.

“’The Royal Parks’ nuk mund të lejojë instalimin e kësaj statuje”- u tha në një deklaratë për publikun.

Veritas.com.al/