Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave, është anuluar.
Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme.
Komente