Zonja e Parë, Melania Trump njoftoi të martën se asistentja kryesore e saj, Stephanie Grisham është zgjedhur që të zëvendësojë sekretaren e shtypit në ike në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.
Trump shkroi në Tëitter se Grisham do të marrë rolin si drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, një pozicion që ajo e ka mbajtur në shërbim të zonjës së parë.
“Nuk mund të mendoj për një person më të mirë për të shërbyer Adiministratën dhe vendin tonë. E lumturuar që kam Stephanie për të punuar për të dy anët e Shtëpisë së BArdhë”, tha ajo. CNN raporton se Grisham do të mbetet edhe si zëdhënëse e Zonjës së Parë.
VERITAS.COM.AL/