
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vëzhguar nga afër stërvitjet e përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe asaj amerikane.
Përmes një postimi në twitter, zyrtari i lartë amerikan tha se stërvitjet të quajtura “Platinium Wolf” shërbejnë për të forcuar partneritetet dhe për të ndihmuar ushtritë të sigurojnë paqen dhe sigurinë në botë.
“Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra.” Shkruan ne postim ambasadori amerikan teksa ka ftuar ministrin e mbrojtjes në serbi për më shumë stervitje.