Steve Bannon, gjatë një takimi të mbajtur dje në Romë, ka kritikuar “marrëveshjen e përkohshme”, atë mbi emërimin e peshkopëve, të nënshkruar në vjeshtë midis Selisë së Shenjtë dhe Pekinit
Nga: Giuseppe Aloisi /
Nëse ka një aspekt te papatit të Papa Françeskut që Steve Bannonit nuk i pëlqen, kjo ka aparencen e “marrëveshjes se përkohshme” mbi emërimin e ipeshkëve të nenshkruar midis Vatikanit dhe Republikës Popullore të Kinës vjeshtën e kaluar.
Selia e Shenjtë ka menduar se çfarë të bëjë për vite. Gjithashtu, Benedikti XVI, sipas një interpretimi të së famshmes Letra katolikëve kinezë, ka shprehur si papë, një vullnet te ndere drejt paqëtimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kishës Katolike dhe ekzekutivit të Pekinit.Diskutohet akoma domethënia e këtij teksti. Kardinali Zen e ka lexuar në menyre te ndryshme. Fakti është se të dy palët, në sajë të aftësisë diplomatike të kardinalit sekretarit të shtetit Pietro Parolin dhe vullnetit të ngushtë të Papatit Roman, kanë përcaktuar një traktat që do të duhet të verifikohet me kalimin e kohës. Dy janë vitet e parashikuara për të konstatuar funksionimin e paktit. Po, por çfarë disponon kjo “marrëveshje e përkohshme”?
Është pikërisht kjo pyetja që ish guru-ja i Donald Trumpit i ka drejtuar Atit të Shenjtë, ndërsa për të dytën herë në pak javë, gjendej në Romë. Pas vizitës së muajit të kaluar, i cili u zhvillua edhe për shkak të samitit mbi parandalimin e abuzimeve ndaj të miturve dhe të te rriturve vulnerabel të mbajtur nga ish-arqipeshkvi i Buenos Airesit, ish strategu i Shtëpisë se Bardhë është shfaqur në kryeqytetin italian për të marrë pjesë në një debat publik të organizuar nga Lettera22.
Sipas asaj që mësojmë nga Adnkronos, Bannon ka deklaruar se Jorge Mario Bergoglio ka “nënshkruar një marrëveshje sekrete me qeverinë më te urryer në botë”. Gjykimi është po aq negativ sa i drejtpërdrejtë: “Nje shitje e martirëve të krishterë Kinës”. Si sovranist, njeriu që ka koordinuar pjesën e fundit të fushatës elektorale që çoi Donaldin në Shtëpinë e Bardhë, ka gjetur te Kina një kundërshtar, nëse jo një kundërshtar, gjeopolitik. Prandaj, është normale që nuk e sheh me sy te mire afrimin midis “dragoit” dhe papatit. Por mendimi i Bannonit,,e ka thënë ai vete, është ai i një “katoliku praktikant”.
Ish drejtori ekzekutiv i Breitbart News gjithashtu beson se në sfondin e udhëtimit të Xi Jingping në Itali është Vatikani. Por udhëheqësi kinez dhe Papa nuk duhet të takohen. Presidenti i Republikës Popullore Kineze, sipas analizave që po bëhen, mendon se është ç’ekuilibruar mjaft duke kontraktuar “marrëveshjen provizore”. Ideologu i “shekullit të ri kinez” beson mjaftueshëm te ajo që është themeluar në vjeshtën e vitit 2018. Për këtë, pavarësisht nga disponueshmëria e hierarkive kishtare, duhet të përfundojë vizitën e tij në Belpaese pa kaluar nga sheshi San Pietro.
Veritas.com.al/