Alexandre Benalla, ish-bashkëpunëtor i presidentit francez Emmanuel Macron tashme i ndjekur penalisht për dhunën kundër demonstruesve në kufijte e korteut te 1 majit, u arrestua sot si pjesë e hetimit mbi përdorimin kontrovers të pasaportave të tij diplomatike pas largimit të tij nga Elysee . Mësohet nga burimet gjyqësore.

Prokuroria precizon se hetimi, i cili u hap më 29 dhjetor për “abuzim të besimit” dhe “përdorim pa të drejtë të një dokumenti justifikues në kualitetin profesional”, u zgjerua të mërkurën “për shkeljet e falsifikimit, përdorimin e falsifikimit dhe mbajtjen e një dokumenti administrativ qe nuk duhej ta mbante”, pas një sinjalizimi nga Presidenca e Republikës.

Veritas.com.al/