Shira me erëra të fuqishme kanë detyruar evakuimin e dhjetëra njerëzve në Halkidiki të Selanikut.

Në  disa hotele kanë vërshuar ujërat, ndërsa qindra vetura kanë përfunduar nën ujë ose baltë në pikën turistike greke Halkidiki.

Zjarrfikësit janë detyruar që të tërheqin njerëzit nga automobilat e bllokuar mes ujërash dhe janë angazhuar të gjitha pompat për zbrazjen e ujit

Sipas informacioneve të fundit, probleme gjatë 48 orëve të fundit ka pasur edhe në Neos Marmaras, Toroni, Sarti, Vuruvuru dhe Siki. Një person ka humbur jetën nga goditja e rrufesë, ndërsa një alpinist rumun është zhdukur në malin Olimp, ku temperatura ka zbritur në zero gradë celsius.

Rrëshqitjet e dheut në rrugë, automobila që i bart uji, shtëpitë e përmbytura, apartamente dhe punëtoritë janë paralizuar në këtë pjesë të Halkidikit, dhe dëmet ende janë duke u vlerësuar.

Veritas.com.al/