Një stuhi e fortë ka goditur mbrëmjen e së martës Sarandën dhe Ksamilin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat turistike.
Si pasojë e erës së fuqishme dhe reshjeve, energjia elektrike është ndërprerë në shumicën e hoteleve dhe bareve përgjatë vijës bregdetare, disa prej të cilave kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Dhjetëra pisha janë shkulur nga rrënjët dhe kanë bllokuar disa akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Gjithashtu, janë rrëzuar dhjetëra shtylla të energjisë elektrike, ndërsa ekipet e emergjencës dhe të mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e furnizimit me energji.



Komente