Një stuhi e fortë ka goditur Evropën qendrore sot, ku një vajzë ka humbur jetën në Sllovaki. Po kështu, trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht në Gjermaninë veriore si dhe dy kopshte zoologjike të Berlinit janë mbyllur.
Policia sllovake raportoi se vajza ndërroi jetë pasi një pemë ra mbi të në lindje të Bratislavës. Nga ana tjetër, në Republikën Çeke, rreth 30,000 familje kanë mbetur pa energji, ku pemët e rëna bllokuan rrugë dhe hekurudha.
Në të njëjtën kohë në Gjermani, trafiku hekurudhor në veri-lindje të vendit, nga Berlini në Hamburg dhe Hannover, nuk funksionoi për një kohë të konsiderueshme. Probleme hekurudhore kishte edhe në Gjermaninë Jugore.
Pranë Wolfsburgut, midis Hannoverit dhe Berlinit, një tren i shpejtë goditi një pemë që kishte rënë mbi shina. Shoferi u plagos lehtë.
Dy kopshte zoologjike u mbyllën në Berlin dhe të gjitha kafshët u vendosën brenda. Pranë Dortmundit, në Gjermaninë perëndimore, zjarrfikësit shpëtuan delet e bllokuara në një fushë të përmbytur.
Veritas.com.al/