Një stuhi e fuqishme ka gjunjëzuar Greqinë, kryesisht ishujt e Egjeut Lindor. Probleme të mëdha raportohen në Kretë, me mediat që shkruajnë për përmbytje të mëdha me rrugët që janë kthyer në lumenj, shkruan A2 CNN.

Ekipet zjarrfikëse kanë marrë shumë telefonata për evakuime në zona të ndryshme. Ka pasur persona që janë nxjerrë nga makinat pasi uji kishte arritur një lartësi të madhe në rrugë.

Probleme u raportuan edhe në aeroportin e Kretës me fluturime të anuluara. Shirat e dendur kanë goditur edhe ishullin tjetër grek të Paros. Përmbytje të mëdha janë raportuar, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *