STOCKHOLM (AP) — Hetimet mbi dyshimin për përdhunim ku përfshihet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, i cili aktualisht ndodhet në burg në Britani, janë ndërprerë, tha prokurori Suedez.
“Dua t’ju informoj rreth vendimit tim për të ndërprerë hetimet paraprake”, tha zëvendës shefe e Prokurorisë, Eva-Marie Persson në një konferencë për media.
Kristinn Hrafnsson, kryeredaktor i WikiLeaks, shkroi në një twitter se fokusi tani mund të lëvizë në drejtim të ‘kërcënimit‘ për të cilin Assange ka qenë “paralajmëruar prej disa vitesh: lufta mes prokurorëve në Shtetet e Bashkuara dhe kërcënimi që paraqet Amendamenti i Parë”.
Vendimi i të Martës vjen pas një rregulloreje të nxjerrë në qershor nga Gjykata e Suedisë që Assange të mos ndalohet.
Para dy muajsh, Assange ishte dëbuar nga Ambasada e Ekuadorit në Londër ku ai ishte strehuar që në vitin 2012. Ai u arrestua menjëherë dhe aktualisht po kalon shërbimin e caktuar prej 50 javë në burg.
Ai gjithashtu po lufton kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara ku akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete.
VERITAS.COM.AL/