(FOTO: Margot Wallstron, ministre e Jashtme e Suedisë)/

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ajo ka deklaruar se Shqipëria ‘meriton zgjedhje të lira’.

“Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe me pjesëmarrjen e plotë të opozitës”, tha Wallstrom.

Ecuria e reformës në drejtësi dhe vettingu, u shpreh shefja e diplomacisë suedeze, lidhen ngushtë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne mirëpresim progresin në procesin e integrimit europian dhe implementimin e reformës në drejtësi. E kuptojmë që kjo nuk është një bisede e lehtë, por mund të arrihet përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës. Vettingu gjithashtu është me rëndësi për procesin e integrimit në BE”, shtoi ajo.

Veritas.com.al/