![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/08/011f9033-c32a-4fc9-b37a-2704768d1d2e_cx0_cy10_cw0_w1200_r1.jpg)
Ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se ka rrëzuar dronët që synonin Moskën, por një, i dërguar jashtë kontrollit nga aktiviteti anti-ajror, goditi të njëjtën kullë të lartë që u godit në fillim të javës.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndër të tjera thekson se forcat e saj kanë penguar një sulm terrorist nga regjimi i Kievit dhe kanë rrëzuar dy dronë në periferi në perëndim të qendrës së qytetit.
Një tjetër (dron) u godit nga pajisjet radio-elektronike dhe, pasi doli jashtë kontrollit, u rrëzua në territorin e kompleksit të ndërtesave jo-banesore në Moskva Citi.
Kryebashkiaku i Moskës tha se nuk kishte të lënduar.
Ndërkohë nga pamjet e publikuara në media shikohet sesi është shkatërruar ndërtesa. Ndërkaq për pas sulmit janë mbyllur për pak kohë tre aeroportet kryesore që i shërbejnë qytetit