Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar dhe shkatërruar me mjete të forta makinën e Shefit të Fushatës Elektorale të opozitës në Fierzë, Gjin Pjetri.
Kandidati demokrat në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka e ka cilësuar këtë sulm si një akt të rëndë. Sipas Ndokës ky akt vandal është bërë për arsye ‘xhelozie’ nga kundërshtarët politikë, të cilët ndihen të frikësuar nga forca në rritje e opozitës së bashkuar ën zonën e Fushë-Arrëzit.
Ai i ka bërë thirrje Policisë së shtetit që të zbardhë sa më parë ngjarjen dhe të vërë pas hekurave autorët.
‘Akt vandalist ndaj automjetit të Shefit të Fushatës Elektoral në Fierzë, të Bashkisë Fushë Arrëz, Z.Gjin Pjetri.
Gjatë takimeve elektorale në fshatra të thellë të Bashkisë Fushë Arrëz kemi levizur me automjetin fuoristrade të Z.Gjin Pjetri, sëbashku edhe me kandidatin e PD-së per Pukën Z.Prel Gjoni.
Të friksuar dhe xhelozuar nga mbeshtetja elektorale në rritje ndaj alternatives politike te ‘Opozites së Bashkuar’, individe kriminale demtuan automjetin e parkuar, gjatë kohës qe ne zhvillonim takime me banore të zonës përreth.
Kerkojme nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjehershme të ketij akti vandalist dhe venien para drejtesisë të autorëve të ketij akti kriminal!’, shkruan Ndoka në Facebook.
Veritas.com.al/