Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje, teksa ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se vendi i tij ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Izrael.
Nga sulmi ajror në shkallë të gjerë i kryer nga Izraeli ndaj Iranit ka ndodhur një tronditje në tregjet globale, duke nxitur rritje të ndjeshme të çmimeve të arit dhe naftës, si dhe rënie të aksioneve amerikane. Tensioni mes dy vendeve janë përshkallëzuar teksa frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme është rritur ndjeshëm.
Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Izraelin, ndërsa shpërthimet tronditën Teheranin. Mbrojtja ajrore iraniane u aktivizua në mënyrë të plotë, sipas mediave shtetërore. Dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë Reuters se sulmi ishte kryer pa asnjë përfshirje të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio e konfirmoi këtë, duke e cilësuar veprimin si një akt vetëmbrojtjeje nga ana e Izraelit.
Pas lajmit për sulmin, çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare u rrit me 1.5%, duke arritur në 3,436.97 dollarë për ons.
Kjo rritje ndodhi pas një vale pasigurie që kishte filluar më herët gjatë javës për shkak të tensioneve tregtare SHBA-Kinë, por përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran duket se ka nxitur kërkesën për vende të sigurta investimi si ari.
Tregjet amerikane në rënie
Lajmi për sulmet solli ndikime edhe në tregjet e aksioneve amerikane. Çmimi i S&P 500 ra me 1.5%, ndërsa ai i Nasdaq 100 pësuan rënie me 1.7%. Indeksi Doë Jones shënoi një rënie prej 1.3%, duke reflektuar shqetësimet e investitorëve për pasojat gjeopolitike dhe ekonomike të konfliktit.
Pavarësisht deklaratave se SHBA nuk është e përfshirë në sulmin ndaj Iranit, Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar më herët se mund të ndërmarrë masa ushtarake nëse dështojnë negociatat bërthamore me Teheranin. Ndërkohë, Irani ka përsëritur angazhimin për t’iu përgjigjur çdo sulmi të huaj.
Komente