Kjo, me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

“Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi”, cilëson fillimisht institucioni.

Prokuroria deklaroi më tej se do të sekuestrojë të gjitha të dhënat e publikuara dhe ato të cilat do të publikohen në vijim.

Këto, lidhur me të dhënat e klasifikuara apo informacione të ndryshme të hakuara.

Rrjedhja e të dhënave së fundmi, sipas institucionit, do të konsiderohen si veprime që cënojnë rëndë sigurinë kombëtare.

“Të dhënat e publikuara së fundmi përsa i përket informacioneve dhe të dhënave policore të klasifikuara apo informacioneve dhe të dhënave të marra nga partnerët të klasifikuara, informacione mbi procedimet penale etj.., janë konsideruar nga Prokuroria si prova që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim dhe si veprime që cënojnë rëndë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si dhe sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet ndërmjet shtetasve”.

Më herët, prokuroria theksoi se të dhënat e publikuara nga autorët e sulmeve kibernetike nuk duhet të publikohen nga mediat.

“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit”, vërente fillimisht njoftimi.

Institucioni i drejtësisë sqaron se ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

AMA dhe AKEP do të mbledhin të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do të mbajë përgjegjësi, shton deklarata zyrtare.