Ky ishte sulmi më i egër pas 11 Shtatorit 2001 mbi SHBA- thanë zyrtarët.
Pesë shokë nga Argjentina janë mes të vrarëve nga sulmi me kamion të Martën në New York.
Tetë persona u vranë dhe 11 u plagosën kur një shofer kamioni u sul kundër njerëzve në udhëkryq në Manhattan.
Një burrë 29 vjeçar, i cili është emigrant Uzbek sipas raportimeve, u qëllua me armë dhe u plagos nga policia sapo la kamionin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të “forcuar masat e kontrollit” pas këtij sulmi.
I dyshuari për sulmin raportohet se pas sulmit kur po linte makinën, ka thërritur me zë të lartë: “Allahu Akbar” (“Zoti është i madh). Zyrtarët thanë se ishte një sulm terrorist, me më shumë viktima që nga sulmet e 11 shtatorit.
Një shënim është gjetur në kamion që i referohet të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’- sipas njesive të zbatimit të ligjit- citon media amerikane.
Veritas.com.al/