Dje, një militant i IS goditi me çekiç një polic në Notre Dame në Paris. Lajmi tronditi Francën dhe u konsiderua si një akt terrorist. I ‘frymëzuari nga Shteti Islamik’, sulmuesi mbi policin në Notre Dame ishte radikalizuar në Suedi dhe shpërblyer me Çmimin e ashtuquajtur “Çmimi i Gazetarëve KUndër Diskriminimit”, dhënë nga Bashkimi Europian (BE) për artikujt e tij pro- emigrantëve gjatë kohës që ishte në Suedi.

Kështu raporton Breitbart.News.

Jihadisti i dyshuar algjerian Farid Ikken, 40 vjeç, i ishte dhënë Çmimi në vitin 2009 nga Komisioni Europian- një organ i pazgjedhur i BE, për raportimet rreth azilkërkuesit që kërkojnë kujdes shëndetësor në Suedi- ka raportuar Expressen e Suedisë.

Çmimi “Për Gazetarinë Kundër Diskriminimit” i Komisionit Europian iu dha për një artikull që bënte fjalë për ‘azilkërkuesit që nuk u ishte dhënë e drejta për kujdes shëndetësor dhe prandaj janë të detyruar që këtë kujdes ta kërkojnë me forcë ndaj stafit që kujdeset për emigrantët”- sipas deklaratës së Komisionit Europian.

Veritas.com.al/