Zyrtarët e emergjencave Catalane thonë se 761 persona janë plagosur deri tani teksa policia spanjolle ka përorur forcën  në përpjekje për të bllokuar votimin në referendumin e pavarësisë në Catalonia.

Qeveria Spanjolle ka premtuar që të ndalojë votimet që ishin shpallur  të paligjshme ngë gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerë të policisë po ndalojnë njerëzit që të votojnë dhe kanë sekuestruar fletët e votimit dhe kutitë e votimit në qendra.

Në kryeqytetin catalan, Barcelona, policia ka përdorur shkopinj gome dhe ka hedhur fishekë plastik gjatë protestave pro- referendum.

Ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 oficerë policie janë dëmtuar dhe tre vivilë janë arrestuar. ai shtoi se 92 qendra votimi janë mbyllur.

Policia Kombëtare dhe Grda Civile, të ngarkuar me detyra policore, janë dërguar në Catalonia, në një numër të madh për të ndaluar zhvillimin e votimeve.

Kryetarja  e Bashkisë së Barcelonës, Ada Colau dënoi veprimet e policisë kundër atyre që iajo i quajti popullsi ” e pambrojtur e rajonit”.

Zëvendëskryeministri i Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria tha se policia ka “vepruar me profesionalizëm dhe në mënyrëë reciproke”.

Jordi Turull, zëdhënës për qeverinë e rajonit të Catalonias, i përshkroi veprimet e policisë të shtetit Spanjoll, si “turp i Europës”.

Garda Civile tha se tha se “i rezistoi fyerjes dhe provokimit” duke kryer detyrën “në mbojtje të ligjit”. Një votues, Júlia Graell, i tha BBC se “policia nisi të godiste popullin, të rinj e të moshuar”, duke shtuar: “Sot kam parë veprimet më të këqija që qeveria ndaj popullit të vendit të vet”.

Veritas.com.al/