Të paktën 17 persona kanë vdekur pasi një djalë 19 vjeçapi zjarri në një kompleks të një shkolle të mesme në Parkland, Florida, tha policia.

I  dyshuari si autor njihet me emrin Nikolas Cruz, një ish student në të njejtën shkollë, i cili ishte përzënë prej saj.

Sapo nisi sulmi, nxënësit u detyruan të fshiheshin, ndërsa policia zbarkoi menjëherë në ndërtesë.

Kjo është ngjarja më e rëndë, me më shumë të vdekur nga sulmi në shkollë, që nga viti 2012 kur 26 persona u vranë në shkollën Sandy Hook.

Kjo është e gjashta shkollë ku ndodhin incidente me armë në vitin 2018, ku ose janë plagosur ose janë vrarë nxënës.

Veritas.com.al/