Britania e Madhe do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më 4 korrik të këtij viti, gati gjashtë muaj me herët sesa afati zyrtar. Rishi Sunak mblodhi me urgjencë Kabinetin e tij qeverisës në Downing Strët këtë të mërkurë duke detyruar Sekretarin e Jashtëm Britanik David Cameron të ndërpriste vizitën dhe largohej më herët sesa ishte parashikuar nga Tirana.

Takimin e parealizuar me presidentin Begaj, ai e zëvendësoi me një telefonatë, pasi mbërriti në Londër.

Në fjalimin e tij Rishi Sunak deklaroi se vendi është përballur përgjatë 5 viteve të fundit me situatat më të vështira që nga Lufta e Dytë Botërore. Sunak tha se Mbreti Karli i tretë ka miratuar kërkesën e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 4 korrik.

 

‘I kam dërguar Mbretit Karlit të tretë një kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit dhe ai e ka pranuar këtë kërkesë. Britania e Madhe shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme më 4 korrik. Tani është koha që populli ynë të vendosë për të ardhmen e vendit.”, tha Sunak.

Shpallja e Zgjedhjeve të Reja të përgjithshme në Britaninë e Madhe vjen  pas trazirave të forta në skenën politike të vendit, me vete Konservatorët që gjithnjë e më shumë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes së Rishi Sunak.

Sondazhet e Fundit në Britani tregojnë se Partia Konservatore pritet të marrë vetëm 20% të vendeve në parlamentin Britanik me Laburistët që pritet të dominojnë skenën politike të vendit pas 4 korrikut duke marrë më shumë se 47% të votave. Diçka e tillë nuk është një surprizë pas humbjes masive që Konservatorët pësuan në zgjedhjen e pjesshme lokale që u mbajtën në Britani përgjatë muajit të shkuar.

Me gjithë masat e forta antiemigracion, duket se britanikët e djathtë më shumë po i besojnë partisë se re të reformës, duke thelluar kështu humbjen e Sunak, përballë laburistëve të drejtuar nga Keir Starmer.

Zgjedhjet e fundit konservatoret i fituan nen drejtimin e Boris Johnson. Por ai u largua pas një kurthi të brendshëm drejtuar nga Liz Truss dhe Rishi Sunak. Trus u bë kryeministre, por u detyrua të jepte dorëheqjen pasi Sunak tërhoqi mbështetjen e grupit të tij dhe të Braverman. Sunak do jetë ndoshta kreu i parë konservator, i cili futet në një palë zgjedhje, pa qenë ai, fitues i zgjedhjeve të mëparshme.

Sekretari i Jashtëm Britanik David Cameron përflitet nga mediat britanike po punon që të arrijë të marrë drejtimin e Partisë Konservatore përpara zgjedhjeve të reja të përgjithshme që do të mbahen më 4 korrik.