Kryedemokrati Lulzim Basha dha sot një prononcimn për mediat teksa po hynte në selinë e Kuvendit.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të jap dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, ndërkohë që shumë deputete kanë dalë kundër tij, Basha dha një përgjigje diplomatike.
“Jam gati bëj çdo gjë në interesin e PD. Por, duhet pak durim sepse t’i paraprijmë ngjarjeve kur jemi në proces reflektimi.
Është domosdoshmëri, nuk kemi arritur akoma aty, është proces reflektimi. Po bëhet nami me naftën, dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur në Dubai, procesi i reflektimit ka nisur dhe do të vazhdojë.”, tha Basha, kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen.