Nga Kreshnik Osmani

Ta qash babën në Facebook!Me keqardhje të madhe mësova sot për ndarjen nga jeta të babait të një mikeshe që jëton në Finlandë. Si të gjithë shqiptarët e tjerë kanë shkuar atje për një jetë më të mirë, kush me strehim, kush pa letra, kush me letra, kush me azil, kush poshtë kamionit, kush si të mundet. Janë ndarë me shpirtërat e tyre, prindërit e tyre këtu në Shqipëri dhe jo vetëm që munden t’i shohin e ti marrin erë në ditët e fundit të jetës së tyre, por as u hedhin dot një grusht dhe tek varri, e as i qajnë tek arkivoli e as nuk munden t’i japin puthjen e fundit në ballë, përpara se të mbulohet fytyra e tij nga dërrsa e sipërme e tabutit. Si ky rast ka me dhjetëra e me qindra. Vajza, burra, gra, qajnë baballarët, nënat, motrat, vëllezërit e tyre në Facebook sepse nuk mund të kthehen, pasi u digjet mundësia e strehimit atje.

Këta janë afganët shqipfolës, me prejardhje krenare nga Republika e Mjerimit, që përjetojnë asgjë më shumë e asgjë më pak se një gjëndje e komplikuar holokausi të zbutur, nga një Regjim Barbarësh që gezon mbeshtetje Perendimoresh, ta pamundëson jetën në këtë vend dhe të shtyn cdo ditë të arratisesh dhe të ndahesh të paktën deri në stacionin e përjetësisë me më të dashurit e zemrës. Zemrat cahen, shpirtrat përgjaken, melci, temth e veshka që plasin prej marazit e pafuqisë, dhe nuk u gjënd kurrë një bir bushtre ndër pushtetarët e këtij vendi, ta ketë për traditë, për zakon e për besë, të ndihmojë shqiptarët që të qajnë të vdekurit e tyre dhe t’u japin puthjen e fundit, përpara se t’i paketojnë në arkivol e t’i mbulojnë me dhe. Në emër të atyre që kanë mbetur gjallë nuk u ngritëm dot, sepse jeta për ne nuk ka ndonjë vlerë të madhe.

Në emër të shpitërave të atyre që nuk na lanë t’i qajmë. Për shpirtërat e atyre që na I canë gjokset me largimin e tyre nga kjo botë dhe nuk na lanë t’u hedhim një grusht dhe, le të bëhemi sot, ne afganët shipfolës properëndimorë të Ballkanit, një grusht i forte të thyjmë dhembët e fildishta te zuzarëve të Regjimit dhe më pas o ata o ne të vrapojmë drejt Rinasit për t’u kapur tek shkallët e avionëve aletatë, ose për t’u arratisur njeherë e përgjithmonë, ose për të rënë nga 200 metra lartësi, siç ranë afganët në Kabul, kur avionët e aletaëve të tyre, i lanë të kapen tek rrotat e avionit, sepse kolltukët e poltronat i kishin të zëna me qentë!