Nga ANILA REZHDA
Në kaq vite jetë në një shtet që ka një besim fetar të cilit i përkasin miliarda njerëz në botë…3 gjëra esenciale i mësuam për lindjen, jetën dhe vdekjen.
Jemi tek e treta.
Ka rite fetare dhe popullore bashkë që kërkojnë ta respektosh Vdekjen dhe mos ulurasesh më shumë se ajo!!!
Ajo është mister për ne të gjallët, është kërshëri jete, është frikë, e pashmnagshme.
Se si mileti 24 orë non stop flet dhe nuk ka fuqi mendore të HESHTË para një vdekjeje të parakohshme, më duket sikur jeton në botën e Lizës çamarroke!!
Një shpirt i ikur frikshëm nga jeta, me llahtarë, thonë se nuk rehatohet kollaj. Këta janë shpirtra që i vranë ose kanë vdekur nga aksidentet.
Të gjitha besimet fetare kanë ditët e përkujtimit si të 7-tata, të 9-tat, të 40-tat, vitin etj. etj.
Kaq shpirtra të trazuar jeni?
Kaq shpirtra të paplotësuar jeni që dhe një gjethe që fluturon doni ta bëni kurorë personale?
Lëreni shpirtin e fëmijës të qetësohet, lëreni atë ënjgjëll të njëhësohet më atë ndryshim realiteti që ju të rriturit tmerroheni nga pak temperaturë se mos…
Lëreni të qetësohet në të shkruarën e fatit të saj…lëreni të qetë!!
Politikë, sociologji, çmëndurira, ekstreme, revolucione, premtime, pallavra…nuk ju vjen TURP nga vetja?
Heshtje, qetësi, dhimbje e thellë është memece, monolog shpirti si mund ta durojë prindi i saj, imagjinatë si do luante me valët Vajza e Detit, respekt për netët e para të saj në atë errësrë të pamerituar, lot, qiri i ndezur, premtim vetes se do kujdeseni 100 herë më shumë për tuajët fëmijë dhe…qetësi yjesh!!
Lëreni të njëhësohet trupi i voçkël me atë shtrirje në baltë!!
Do bijen shirat e para dhe të gjiiitë do imagjinojmë natën e saj të parë vetëm në errësirë mos ndoshta ka frikë nga rrufetë!!
Respektoni qetësinë hyjnore që është Vdekja!!
Nuk është jeta për të gjithë bujë, zhurmë, ulurima, greva, gjyqe popullore…
Nuk e gjeni dot ekujlibrin me veten?!
Vdekja të trëmb, të tmerron, që bën të mendohesh gjatë dhe në përgjithësi vetëm.
Nuk di njerëz që bëjnë biseda të bujshme mbi vdekjen.
Apo i bëjnë bujshëm bisedat se duhet përditë të gjejnë një degë peme të kapen që të dalin mbi pemën si majmunët?
Kasaphanë fjalësh, idesh, hakmarrjesh, pa pikë, pa pikë Respekti për familjen që gjiithë jetën ajo dhimbje do e lërë pa mbyllur sytë netëve! Kush derë e ka provuar e di shumë mirë çfarë do të thotë vdekje e parakohshme.
Hiqni dorë nga imagjinata për veten se jeni Superman.
Në një botë që po përmyset dhe që po i tunden të gjitha themelet, zor se fjala e fjalë-prodhuesve na mbush mëndjen se do rregullohet. Lapsi dhe miliarderët që ne lejuam të bëhen të tillë na kanë në dorë tashmë. Lutjuni mos ndoshta ju vjen keq dhe na mëshirojnë duke na hapur volumin e ujin, rritur fazat e korentit dhe shtimin e sasisë së gazit që të ngrohemi. Lutjuni realisht dhe jo për ndonjë fletë lavdërimi tjetër. Tashmë gjithë urdhërat vijnë nga odatë e florinjta, aty ku ata që mendohen kanë një stilolaps me gurë diamanti duke mbështetur kokën, pikërisht afër mëndjes. Dhe ata kanë filluar të kenë frikë se ikjet masive mund të rrokullisin dhe Ta me ne!!
O njeri, bëhu njeri i thjeshtë, i qetë, që respekton ardhjen dhe ikjen në këtë botë.
Vrap dhe amok kush do bëjë sa më shpejt bujë, sa më parë të japë ide që të na mbushë mëndjen se di të Dojë më shumë se ne të tjerët!! Kush e kush të lidhë me zinxhirë emrin e fëmijës me vetes!!! Mekat!!
Veriori jonë ka një shprehje magjike që ma pat thënë dikur kur mbylla derën:” Kiç e keq motër”. Ma morri çelsin nga dora se Nuk duhej ta mbyllte vajza e shpisë, më përqafoi dhe më tha ta them kudo kur Zija do bjerë mbi një derë si mëndafshi Zi.
Heshtni dhe dëgjoni gabimet tuaja.
Kjo përmbysje e jetëve nuk shpërtheu dje.
Gabimet tona janë faje sa oqeani.
Me një garuzhde tashmë po pijmë të gjithë gllënjkat e hidhura-kripura të këtij uji që Nuk shuan dot etjen.
Heshtni dhe lutuni mes Lule Akshameve që vogëlushja të besojë se ka Pranverë me lule edhe netëve të errëta!!
Ato lule jo rastësisht çelin vetëm natën!!
Ajo është tashmë në shoqëri me yjet.
Të paktën nga dashuria këtë besoj.
Ka nevojë për Lutjet tona.
Dikur diku Ajo do presë, e kundërta e asaj që duhej të ndodhte!!
Ra nata dhe çelën lulet e saj…në mënjgjes nga frika e diellit…ajo do mbyllet dhe një kokërr e zezë si ajo e piperit do i zërë vëndin!!
Me piper në gojë na kërcënonin dikur kur flisnim kot dhe pa pikë llogjike.
Vajzën e Valëve e rrëbeu dielli…
NilaR

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.