Tailanda ka shtuar kontrollet kufitare pasi ish-kryeministrja Yingluck Shinawatra nuk u paraqit për aktgjykimin final lidhur me skemën e subvencionimit të orizit- raporton BBC.

Zëvendëskryeministri Praëit Wongsuëan tha se ishte e mundur që ajo ishte arratisur tashmë.

Avokatët e zonjës Yingluck, të akuzuar për neglizhencë, thanë se ajo nuk ishte në gjendje të shkonte në gjykatë, sepse  ishte e sëmurë.

Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër arresti dhe konfiskoi pasuritë e saj bankare prej  900,000 dollarësh, deri më 27 shtator.

Zonja Yingluck ka mohuar çdo keqbërje mbi skemën që i kushtoi Tajlandës miliarda dollarë. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të burgoset deri në 10 vjet dhe të dëbohet përgjithmonë nga politika.

Të premten, zëvendëskryeministri Prayuth Chan-ocha tha se të gjitha rrugët jashtë vendit po monitoroheshin nga afër.

“Sapo mësova se ajo nuk u shfaq në gjykatë,” u tha ai gazetarëve. “Kam urdhëruar mbylljen e disa kufijve dhe të rriten kontrollet kufitare në disa pika të tjera”- tha zëvendëryeministri.

Veritas.com.al/