
Kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i PD-së, Lulzim Basha janë duke zhvilluar një tjetër takim mes tyre.
Pas 3 orë bisedimesh, Rama e Basha arritën një marrëveshje mes tyre. Të dy, që prej orës 10:00 kanë nisur një takim tjetër dhe akoma kameramanët dhe reporterët presin jashtë sallës në Pallatin e Kongreseve ku mbahet takimi.
Mësohet se gjatë këtij takimi do të detajohet marrëveshja e arritur mbrëmë natën.
Bashkë me ta janë edhe stafet teknike.
/Veritas.com.al/