Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka zhvilluar sot nje takim pune me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ambasadorja i ka shkuar Rucit ne zyre dhe ne qender te bisedes ka qene ecuria e reformës në drejtësi, Reformës Zgjedhore dhe përshpejtimi i plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Zonja Kim ka thene se ngritja e Gjykates Kushtetuese mund te realizohet bremda vitit 2020.
Mesohet se kryetari i Kuvendit, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.
Gjithashtu takimi vjen në të njëjtën ditë kur presidenti Meta i ka dërguar një letër Ruçit për t’u takuar ditën e sotme pikërisht për të folur për plotësimin e vakancave në Kushtetuese dhe adresuar të gjitha rekomandimet e Venecias.
Yuri Kim është takuar ditë më parë edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pikërisht që reforma në drejtësu të ecë para dhe të ketë një zbatim sa më të mirë.