I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka folur ekskluzivisht për Kanal10 duke thënë se nuk negociojnë në mënyren “merre ose lëre”.
Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se Lajçak tha se ka pritje të larta.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak, raporton Gazeta10.
Ai gjithashtu shtoi se ata presin edhe implementimin e marrëveshjes.
“Ne nuk negociojmë në mënyrën ‘Merre ose lëre’, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha Lajçak.