
Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse SHBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Uashington, raportojnë mediat serbe duke iu referuar qarqeve diplomatike.
Gazeta serbe ‘Blic’ shkruan se takimin Pence- Vuçiç “me më pak dramë” se sa takimet me administratën e mëparshme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.
Veritas.com.al/