Pas bisedimeve të sotme me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “topi tani është në fushën e Rusisë”.

Ai theksoi se Ukraina dhe SHBA kanë ndërmarrë  hapa pozitivë gjatë bisedimeve të sotme dhe shpreson se Rusia do të reagojë.

Ndërsa Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz nënvizoi se është shumë e qartë që Ukraina ndan vizionin e Donald Trump për paqen dhe thotë se ata janë dakord për t’i dhënë fund luftimeve”.

Kievi dhe Uashingtoni ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme për Ukrainën.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *