Sot dhe të nesër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “shengenit ballkanik”.

Pas takimeve të zhvilluara në Novisad dhe Ohër, kësaj here Rama, Vuçiç dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik.

Kosova e ka bojkotuar këtë nismë.

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve të tjera, partitë politike në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pasi i tha “jo” ftesës së Ramës deklaroi se derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.

Nga ana tjetër Lëvizja VV në Tiranë organizon një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

VERITAS.COM.AL/