Humbi jetën mbrëmë, në një nga pikat më piktoreske të vendit tonë: Uji i Ftohtë- Vlorë.

Ishte veç  17 vjeç, djalë simpatik e i rritur mirë. Mbrëmë, në Ujin e Ftohtë, ku ëndërrojnë mijëra të rinj që të kalojnë ndonjë orë, Kristi dha jetën në aksident me makinë. Makina ishte luksoze, BMW-X6 dhe targa që bënte colpo: “010 AU”.

FOTO/ Pasioni për makinat i 17-vjeçarit që vdiq tek Uji i Ftohtë: BMW e aksidentit 'me targat më të bukura'

Këta elementë që i morën jetën, këta ishin edhe pasioni i adoleshentit.

Kristi Panajoti, djaloshi 17-vjeçar që humbi jetën mbrëmë, është biri i biznesmenit Renato Panajoti, i njohur në Vlorë.

Kristi e kishte publikuar makinën e shokut të tij, BMW-X6 me targa  AA 010 AU të shokut që u plagos rëndë, Petro Bajos, tek targat më të bukura shqiptare.

Po ashtu, në faqen e  tij Facebook, në foto duken shumë makina, motorë, motorë uji që tregojnë pasionin e madh të adoleshentit.

/Veritas.com.al/