Pas disa orësh pune dhe përpjekje të ekipeve zjarrfikëse është shuar zjarri masiv, i cili përfshiu pyllin e Peshtanit në Fier. Flakët shkrumbuan një sipërfaqe prej 20 hektarësh të përbërë me pisha, dushk dhe parcela me ullinj.

ABC News ka parë nga afër pasojat që kanë shkaktuar flakët në pyll. Në pamje duken pemë të rrëzuara, trungje të djegura bashkë me hapësirat e gjelbra, të cilat e kanë kthyer pyllin e Peshtanit pothuajse në një “shkretëtirë të vërtetë”.

Shqipëria çdo vit përballet me zjarret masive, ndërsa terreni i vështirë dhe mungesa e burimeve njerëzore e bën edhe më të vështirë përballjen me këtë fenomen shqetësues për bimësinë tonë.

Fatmirësisht deri tani nuk janë raportuar probleme në jetë njerëzish apo në banesa, por dëmet e shkaktuara në pyje kapin shifra të larta./