Nga Saundra Jain, MA, PsyD, LPC

Si e kuptoni nëse jeni të lumtur? Pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, apo jo? Çfarë kuptimi ka lumturia për ju? Një pyetje edhe më e vështirë për t’u përgjigjur!

Ju mund të habiteni kur ta kuptoni se nuk është aq e lehtë për të përcaktuar lumturinë. Kjo do të thotë, gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Para se të flasim për mënyrat për të rritur lumturinë tuaj, ne duhet të biem dakord ne një përfundim.

Dua t’ju sugjeroj një përkufizim të lumturisë që gjendet në librin “The How of Happiness” te Dr Sonja Lyubomirsky. Sipas Dr Lyubomirsky, lumturia është, “përvoja e gëzimit, e kënaqësisë ose e te qenit pozitive, e kombinuar me një ndjenjë se jeta e njeriut është e mirë, kuptimplotë dhe e vlefshme”.

Pra, lumturia nuk është vetëm një gjë, por është e përbërë nga disa gjëra – gëzim, kënaqësi, mirëqenie pozitive dhe një ndjenjë që jeta juaj është e mirë, kuptimplote dhe e vlefshme. Duke mbajtur këtë në mendje, këtu janë 5 gjëra që mund të bëni çdo ditë për të ndihmuar në rritjen e lumturisë suaj

  1. Bëni një akt dashamirësie

Bëni diçka të mirë për dikë dhe shikoni ne çfarë maje do te ngjitet lumturia. Kujtoni thënien: “Është më mirë të jepni sesa të merrni?” Surprizoje personin që qëndron prapa jush dhe paguaj për kafen e tij. Mbajeni derën për dikë dhe uroji atyre një ditë të mirë. Bëni kontakt me sy me dikë dhe thoni

përshëndetje me një buzëqeshje. Këto gjëra mund të tingëllojnë të parëndësishme, por t’i provoni dhe të shikoni se çfarë do te ndodhe.

  1. Praktikoni Mirënjohjen

Krijo një listë me 3 gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirënjohës. Këto gjëra nuk duhet të jenë të mëdha, të kushtueshme ose qe të ndryshojnë jetën; ato mund të jenë gjëra të thjeshta si një ditë me diell ose një ditë me shi, duke luajtur me qenin tuaj, ose duke përfunduar një projekt të madh. Nuk ka rregulla të caktuara – çdo gjë llogaritet për aq kohë sa mirënjohja juaj rritet.

  1. Luaj

Mos u bëj aq serioze. Merrni disa minuta argëtohu pak. Merr një grumbull gjethe dhe hidhi, hidhni një top me fëmijët tuaj, ose shkoni në park dhe lëvizni në fllad. Bej disa hapa jashtë zonës suaj të rehatit dhe luaj pak ose shumë.

  1. Zgjidhni Pozitivitetin

Një buzëqeshje do të ndriçojë ditën tuaj. Përfitimet e një qëndrimi pozitiv përfshijnë norma më të ulëta të depresionit dhe ankthit, që jetojnë më gjatë, shëndet më të mirë të zemrës dhe nivele më të ultë të shqetësimit. Ju mund të mendoni: “Unë nuk jam një person pozitiv, kështu që si ta bëj këtë punë?” Thjesht bëni atë derisa të zhvilloni zakonin e një qëndrimi pozitiv. Merrni një qëndrim kundër negativitetit tuaj. Për çdo mendim negativ ose sjellje negative, kundërshto me një mendim pozitiv ose një sjellje pozitive.

  1. Praktikoni vetë-kujdesin

A vendosni gjithmonë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve para vetes tuaj? Vendosja ne vend te pare apo në fillim te vetes nuk ju bën një person egoist. Mos bini në atë linjë të të menduarit, sepse kjo është një kurth. Marru me veten dhe kujdesu mire për te.

Unë ju inkurajoj që t’i përqafoni këto 5 hapa. Vendosni një qëllim 30-ditor dhe dokumentoni praktikat tuaja përgjatë rrugës. Lumturia është brenda mundësive tuaja. Ti e meriton.

Veritas.com.al/