BRUKSEL (Reuters) – Bashkimi Evropian do të hapë plotësisht kufijtë e brendshëm vetëm në fund të qershorit dhe do të fillojë heqjen e kufizimeve për udhëtimin në dhe nga vendet e tjera në korrik, tha të Premten Komisionerja e  Cështjeve të Brendshme të BE, Ylva Johansson.

Johansson tha në një konferencë shtypi pas një video-konference midis ministrave të brendshëm të BE që shumica e qeverive të BE do të heqnin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor, por disa do të merrnin kohe deri në fund të muajit për ta bërë këtë.

“Kështu që kjo do të thotë që kontrollet e brendshme të kufijve do jenë hequr deri në fund të qershorit, mendoj. Ne duhet të konsiderojmë heqjen graduale të kufizimeve për udhëtime jo thelbësore në BE në fillim të korrikut,” tha ajo.

VERITAS.COM.AL